Brnabiq: BE nuk ka frikë nga vizita e Putin

Evropë

Brnabiq: BE nuk ka frikë nga vizita e Putin

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:47
Vladimir Putin

Bashkimi Evropian nuk ka frikë nga vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Sipas saj, më e rëndësishme është që Serbia të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë.

Brnabiq tha se u takua dje me përfaqësuesit e BE-së gjatë një vizite në Strasburg, duke përfshirë raportuesin për Serbinë, David McAllister, dhe se një nga temat ishte vizita e presidentit Putin në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat