Zjarr dhe shpërthim bombolash në Universitetin e Lionit

Evropë

Zjarr dhe shpërthim bombolash në Universitetin e Lionit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Important incendie sur la campus de la Doua au Nord de Lyon pic.twitter.com/XkMiGOPc9D

— Florent Derue (@florentderue) January 17, 2019

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t’i dhënë fund këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat