Putin arrin në Beograd, 15 minuta kokë më kokë me Vuçiq

Evropë

Putin arrin në Beograd, 15 minuta kokë më kokë me Vuçiq

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:56
Vladimir Putin në Aeroportin e Beogradit ‘Nikola Tesla’ me Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Serbi dhe ai u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq në aeroport, ku aeroplani i tij u ul pas orës 13.00.

Vuçiq përshëndeti Putin në aeroport, ku ata, së bashku me makinën e Putinit u drejtuan për në Beograd.

Më vonë, përveç bisedave zyrtare, dy krerët shtetërorë do të kenë vetëm 15 minuta bisedime kokë më kokë.

***

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Aeroportin e Beogradit ‘Nikola Tesla’.

Putin u mirëprit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe me ushtarë të shumtë serb.

Kjo është vizita e katërt e Putin-it në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001.

Për të pritur atë është organizuar një siguri e lartë si nga rusët poashtu edhe nga serbët në Beograd. Ndërsa janë 600 gazetarë të akredituar të cilët po presin përcjelljen e kësaj ngjarje.

Qeveria e Serbsië dhe ajo ruse pritet që sot të nënshkruajnë një mori marrëveshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat