Sulmohet gazetari që ishte duke ndjekur Putinin në Beograd

Evropë

Sulmohet gazetari që ishte duke ndjekur Putinin në Beograd

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:02

Ekipi i televizionit N1 është sulmuar nga një person në rrugët e Beogradit.

I dyshuari (me flamur në dorë) sulmoi fizikisht gazetarin i cili ishte duke ndjekur ceremoninë e vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Derisa gazetari ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, një burrë që mbante flamurin e Serbisë ka arritur t’i kalojë rrethojat e sigurisë dhe në gjendje të dehur ka dashur të bëhej pjesë e transmetimit gjë që ka çuar deri në ndërprerjen e plotë të saj.

Image

Policët nuk ishin në gjendje të ndërhynin për ta ndalur atë derisa kur kishte dashur ta grushtonte gazetarin, një mik i tij i kishte kapur dorën.

Vlen të theksohet se Putin tashmë gjendet në Serbi dhe është takuar me krerët më të lartë institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat