Brexit, ministri gjerman: Marreveshja me Britaninë duhet rihapur!

Evropë

Brexit, ministri gjerman: Marreveshja me Britaninë duhet rihapur!

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:21
Heiko Mass

Çështja e Brexit është shndërruar në një nga  më të diskutuarat, këtë herë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka folur nëse duhet të ketë diskutim për rihapjen e draftit të marrëveshjes për largimin e Britanisë nga BE.

Në një intervistë për transmetuesin  publik ZDF të enjten ai ka zbuluar edhe bisedën me ministrin e Jashtëm të Britanisë. Sipas tij, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje.

Mass ka thënë se është “vështirë e imagjinueshme” ideja që marrëveshja për Brexit të rikonsiderohet.

“Pra pyetja është se si do të duket marrëveshja. Në fund gjithçka ka të bëjë me pyetjen nëse duhet rihapur marrëveshja, e cila kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare, që nënkupton se të gjithë duhet të bashkohen. Kjo është ajo për të cilën duhet diskutuar tani”, ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat