Altmaier: Nuk kemi shkelur asnjë ligj me pjesëmarrjen në ”NordStream 2”

Evropë

Altmaier: Nuk kemi shkelur asnjë ligj me pjesëmarrjen në ”NordStream 2”

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Gjermania nuk ka shkelur asnjë ligj duke marrë pjesë në një projekt gazsjellësi me Rusinë, ndërkohë që edhe SHBA nuk po shkel askënd që kritikon veprimet e Gjermanisë, theksoi ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier.

Berlini është kritikuar për pjesëmarrjen në gazsjellësin ”NordStream 2”, që do të lejojë atë të sjellë gazin nga Rusia duke anashkaluar tubacionet përmes Europës Lindore.

Kritikët argumentojnë se projekti mbështet një vend që ka treguar gatishmëri në rritje për të ndërhyrë në punët e brendshme të fuqive perëndimore.

Për më tepër, kjo do të lejonte Rusinë të mbyllte rubinetat e gazit për vendet e Europës Qendrore pa rrezikuar furnizimet në Europën Perëndimore.

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell, ishte veçanërisht i qartë në kritikat e tij duke paralajmëruar kompanitë gjermane që morën pjesë në projekt dhe se ato mund të jenë subjekt i sanksioneve.

Kërcënimi ka irrituar shumë Gjermaninë, por Altmaier tha se ishte i qetë.

“Gjermania është një vend ku liria e shtypit dhe liria për të pasur mendimin e tyre mbrohen, kjo është arsyeja pse nuk është e nevojshme të komentosh për çdo kritikë”, shtoi ai.

Ai vuri në dukje se ”NordStream 2” është në ndërtim e sipër dhe se është miratuar nga të gjitha vendet ku kalon.

“Qeveria federale gjermane ka përgjegjësi që të mos përfshihet, me ata që duan dhe ata që nuk duan, në këtë lloj projekti të drejtuar nga biznesi”, theksoi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat