BE plan për negocimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Evropë

BE plan për negocimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Komisioni Europian publikoi sot planin e tij për të negociuar një marrëveshje tregtare me SHBA-në duke ripërsëritur kundërshtimin kategorik për të përfshirë në negociata edhe bujqësinë.

“Nuk është një marrëveshje tradicionale e tregtisë së lirë (…) është një propozim i limituar, por i rëndësishëm mbi të drejtat doganore të produkteve industriale”, deklaroi komisionerja europiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Në këtë mandat negociatash, ne nuk propozojmë asnjë reduktim të të drejtave doganore në sektorin e bujqësisë. Ky sektor është anashkaluar”, shtoi Malstrom.

Franca i kundërvihet fuqishëm përfshirjes së këtij sektori në negociata.

Komisioni Europian është përgjegjës për negociatat tregtare për të gjithë vendet e BE-së.

Mandati që Brukseli paraqiti sot duhet fillimisht të miratohet nga të 28 vendet e BE-së para se të fillojë bisedimet me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat