Theresa May ka lënë anash Forumin Ekonomik Botëror si pasojë e Brexit

Evropë

Theresa May ka lënë anash Forumin Ekonomik Botëror si pasojë e Brexit

Nga: E.K. Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:26
Theresa May

Forumi Ekonomik Botëror që këtë vit mbahet në Davos, Zvicër është lënë mënjanë nga Theresa May, Kryeministre e Britanisë së Madhe, kjo sepse çështja e Brexit duket të jetë shumë më e rëndësishme për të.

Udhëheqësja e Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojë në Londër javën e ardhshme në mënyrë që të përqendrohet në Brexit. Pritet gjithashtu që të zhvillojë takime me udhëheqësit e BE-së në ditët në vijim për këtë çështje.

Plani i saj për Brexit u refuzua nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar të martën. Një ditë më pas qeveria e saj iu nënshtrua një votë mosbesimi dhe mbijetoi me një diferencë të ngushtë.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, aktualisht pa ndonjë marrëveshje për ta bërë këtë. Ekspertët kanë paralajmëruar se dështimi i Britanisë së Madhe për të siguruar një marrëveshje zyrtare mund të shkaktojë kaos ekonomik. Ka mbetur një kohë e shkurtër që pozitë dhe opozitë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat