Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

Evropë

Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:15
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike.

Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se "në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet" dhe se zërat e tillë "po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani".

Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier.

"Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t'iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi", shtoi Steinmeier.

Në Itali, vitin e kaluar, ka ardhur në pushtet një qeveri populiste dhe anti-migrante, e udhëhequr nga Giuseppe Conte.

Në disa lande të Gjermanisë, populistët po ashtu kanë shënuar fitore në zgjedhjet e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat