Deportohet familja angleze. Vodhën, ndotën dhe kërcënuan vendasit

Evropë

Deportohet familja angleze. Vodhën, ndotën dhe kërcënuan vendasit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:20
Familja me 12 pjesëtarë u quajt “tufë maskarenjsh”

Një familje britanike është deportuar me urdhër të prerë nga autoritetet e emigrimit në Zelandën e re, për shkak se kishin ndotur plazhet, kishin vjedhur nga restorantet dhe kishin kërcënuar banorët vendas me dhunë.

Familja me 12 pjesëtarë u quajt “tufë maskarenjsh” edhe nga kryebashkiaku i kryeqytetit, para se t’u dërgohej policia e emigrimit.

Në një foto të dalë, familja duket e shtruar pa leje në një lulishte, ku kanë ndotur me mbeturina. Në një video tjetër që qarkullon, fëmija i vogël i familjes dëgjohet t’u thotë fqinjëve vendas që ankohen për sjelljen e tyre: “Do të t’jua hedh trutë në erë”.

Image

Një nga anëtarët e familjes u arrestua për vjedhjen e një pijeje Red Bull, një palë syza dielli dhe një litari. Ndërkohë, grupi do të deportohet nga njësitë përkatëse të emigrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat