Kërkohet referendum i dytë për Brexit

Evropë

Kërkohet referendum i dytë për Brexit

Nga: E.K Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:40
Kërkohet referendum i dytë për Brexit

Deputetët britanik mendojnë se më e duhura është që të mbahet një referendum i dytë ku populli do të ketë dhe njëherë mundësinë të flasë në lidhje me Brexit, sidomos tani që politika po e ka të vështirë të gjej një zgjidhje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, vetëm populli mund t’i jap kahje kësaj çështje, shprehen disa nga deputetët.

Referendumi për Brexit u mbajtë më 2016 ku ishin vetëm dy alternativa: "Te vazhdojmë të jemi anëtar të Bashkimit Evropian" dhe "Të largohemi nga Bashkimi Evropian". Alternativa e parë fitoi 48%, ndërsa alternativa e dytë 52%.

Duke e parë distancën e vogël gjasat janë që një referendum i dytë të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, shkruan The New American, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat