Mitropoliti malazez Mihailo e çmend Serbinë: Republika Serbe është një krijesë artificiale

Evropë

Mitropoliti malazez Mihailo e çmend Serbinë: Republika Serbe është një krijesë artificiale

Nga: F.B. Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:31
Mirasj Dedeiç

Mitropoliti i papranuar i Kishës ortodokse malazeze, Mihailo (Mirasj Dedeiç) ka vlerësuar se Republika Serbe, është krijesë artificial shkruan gazeta e Sarajevës “Dnevni Avaz”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Si ka thënë ai “Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e tëra e plotë, ashtu si ka qenë dikur”.

"Nuk ka shtet në shtet. Sepse me një Republikë të atillë edhe me atë politikë popujt e Bosnjës dhe Hercegovinës çdo herë do të jenë në humbje. Askush me asnjërin, pastaj do rriten shtigjet në të cilat kalojnë. Përherë do të ketë inat. Shpresoj se do të vij deri tek unifikimi", ka thënë Dedeiç.

Serbëve në Serbi i porosit, që mos të merren me Bosnjën, por me atë që është e mirë për popullin edhe Evropën.

"Më mirë që Serbia të mendoj për Vojvodinën, të shoh si do të zgjidh atë çështje”.

“Sepse siç po shoh unë dhe siç po sillen njerëzit në Novi Sad, ajo është një Republikë në vete në përbërje të Serbisë, por a do të mbettë ashtu, le të bëjnë llogari rreth saj", ka thënë Dedeiç.

Si përfundoi ai, nëse kjo ndodh, atëherë Serbia do të vendoset në hapësirën e pashallëkut të Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat