Dy të vdekur nga zjarri në Francë

Evropë

Dy të vdekur nga zjarri në Francë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar, pasi një zjarr shpërtheu në një qendër skijimi në Courchevel të Francës, thanë zyrtarët, duke shtuar se katër persona janë lënduar rëndë.

Zjarri nisi në orët e para të së dielës në një ndërtesë ku punonin punëtorë sezonalë. Nga zjarri u përfshinë tre ndërtesa.

Zjarrfikësit kanë arritur që të vënë zjarrin nën kontroll. Ende nuk dihet se pse shpërtheu zjarri.

Pamjet nga vendngjarja që u postuan në mediat sociale, shfaqën persona që hidheshin nga kate të larta të ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve.

Mediat lokale raportuan se në ndërtesën që u përfshi nga flakët punonin të paktën 60 persona, përfshirë këtu shtetas të huaj.

Zyrtari i Qeverisë lokale, Frederic Loiseau i tha transmetuesit francez BFMTV se ende nuk kanë identifikuar viktimat./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat