Erdogan: Turqia është e gatshme të marrë përsipër sigurinë në Manbirin e Sirisë

Evropë

Erdogan: Turqia është e gatshme të marrë përsipër sigurinë në Manbirin e Sirisë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:53
Reccep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump se Turqia është e gatshme të marrë përsipër sigurinë në Manbij të Sirisë.

Ai këtë ia tha në një telefonatë të dielën.

Erdogan tha se një sulm që la katër amerikanë të vdekur javën e kaluar në Manbij ishte një provokim që synonte të ndikonte në vendimin e Trump muajin e kaluar për të tërhequr trupat e SHBA nga Siria.

Sulmi ndodhi gati një muaj pasi Trump befasoi me vendimin e papritur më 19 dhjetor për të tërhequr të gjitha 2,000 trupa amerikane nga Siria, duke deklaruar se Shteti Islamik ishte mundur atje.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës.

Manbij kontrollohet nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, një milici aleate në YPG kurde të mbështetura nga SHBA, që muajin e kaluar e ftoi Presidentin sirian Bashar al-Assad në zonën rreth qytetit për të parandaluar një sulm të mundshëm turk.

Ankaraja i konsideron terroristët e YPG lidhur me lëvizjen kurde të PKK që ka kryer një kryengritje dhjetëvjeçare mbi tokën turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat