“Mbytja e emigrantëve, krim lufte”

Evropë

“Mbytja e emigrantëve, krim lufte”

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Mbytja e mbi 100 emigrantëve pranë brigjeve libiane të shtunën, ka shkaktuar polemika në politikën italiane. Për ministrin e Brendshëm Mateo Salvini, nuk do të ketë ndryshim të politikave të ashpra për emigrantët ilegalë.

“Në Itali, portet kanë qenë dhe do të jenë të mbyllura. Mbrojtja e kufijve është detyrë e shenjtë”.

Sipas ministrit të Brendshëm, faji është i organizatave europiane për të drejtat e njeriut që nxisin trafikantët e qenieve njerëzore të nisin ilegalisht mijëra emigrantë drejt Europës, ku porta kryesore e tyre është Italia. Më i ashpër me trafikantët është Kryeministri Giusepe Conte, i cili në dallim nga zëvendësi i tij Salvini nuk është për masa ekstreme ndaj “njerëzve që marrin detet për t’i shpëtuar përsekutimeve”.

“Ju them që si Kryeministër nuk do të gjej paqe deri kur këta trafikantë të dalin një nga një para gjykatave ndërkombëtare sepse këto janë krime lufte”.

Koalicioni qeverisës në Itali është e ndarë përsa i përket çështjes së emigrantëve. Lideri i ‘Lega Nord’ akuzon Europën se e ka lënë Italinë në baltë me krizën e emigrantëve, ndaj dhe si masë ka mbyllur dyert për ta. Më të zbutur në qëndrime janë ‘5 Yjet’ dhe Kryeministri Conte, për të cilët pavarësisht kush e ka fajin, jetët njerëzore duhen shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat