May synon të arrijë më shumë koncesione me BE-në për zhbllokimin e Brexitit

Evropë

May synon të arrijë më shumë koncesione me BE-në për zhbllokimin e Brexitit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:24
Theresa May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të përpiqet ta thyejë bllokadën për Brexitin përmes paraqitjes së propozimeve në kuvend, të cilat pritet të jenë të përqendruara në përfitimin e më shumë koncesioneve nga Bashkimi Evropian.

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy muaj për daljen e detyrueshme të vendit nga Bashkimi Evropian, në Londër nuk është arritur ende marrëveshje për atë se si duhet të largohet Britania nga blloku më i madh tregtar në botë. Pas dështimit të votimit të marrëveshjes në kuvend, përpjekjet e kryeministres për ta gjetur një zgjidhje deri tash kanë dështuar.

Bashkimi Evropian, i cili ka ekonomi gjashtë herë më të madhe se Britania e Madhe, thotë se dëshiron ta realizojë një Brexit të organizuar, ndonëse disa zyrtarë të lartë janë shprehur të frustruar me krizën e thellë politike dhe përçarjet që po mbretërojnë në Britaninë e Madhe.

“Kam thënë shpesh se as Shekspiri nuk do të mund ta shkruante ndonjë tragjedi më të mirë sesa kjo që po e shohim tash në Britani”, tha ministri gjerman për Evropën, Michale Roth. Kryeministrja pritet të dalë sot me një deklaratë në kuvend, ku do të paraqesë hapat e ardhshëm për Brexitin, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat