Franca dhe Gjermania nënshkruajnë traktat për thellim të marrëdhënieve - Bota Sot
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë traktat për thellim të marrëdhënieve

Evropë

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë traktat për thellim të marrëdhënieve

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:17
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Franca dhe Gjermania i kanë ripërtërirë zotimet për marrëdhënie të mira, duke dëshmuar se bashkëpunimi tradicional i dy vendeve mbetet i fuqishëm, përderisa partitë nacionaliste dhe populiste po zgjerohen në mbarë kontinentin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e nënshkruan traktatin e përditësuar të Elysesë në qytetin kufitar gjerman, Aachen, i cili ka qenë vendbanim i Charlemanges, i njohur si “babai i Evropës” dhe i cili kishte arritur ta bashkonte një pjesë të madhe të saj gjatë shekullit të nëntë.

“Të dyja shtetet do ta thellojnë bashkëpunimin për çështjet e jashtme, mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe të jashtme dhe zhvillimin dhe në të njëjtën kohë do të punojnë për forcimin e aftësisë së Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur”, thuhet në këtë traktat.

Përderisa Bashkimi Evropian ndodhet nën presionin e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, Donald Trumpit dhe qeverive nacionaliste të Italisë, Polonisë dhe Hungarisë, Merkeli dhe Makroni janë të vendosur që ta kufizojnë zgjerimin e partive euroskeptike gjatë zgjedhjeve në Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj.

Sidoqoftë, teksti i këtij traktati është kritikuar nga kundërshtarët politikë të qeverive të Francës dhe Gjermanisë, duke u vlerësuar si veprim bosh nga dy udhëheqës të dobësuar politikisht, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...