Të gjithë në ankth për fatin e Julenit/ Ja çfarë po ndodh në Spanjë

Evropë

Të gjithë në ankth për fatin e Julenit/ Ja çfarë po ndodh në Spanjë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:35
Teknikët dhe minatorët janë duke vazhduar aksionin për shpëtimin e fëmijës 2-vjeçar edhe pse ditët po kalojnë.

Operacioni i shpëtimit të fëmijës 2-vjeçar Julen në Spanjë sot ka hyrë ditën e dhjetë, në punën ditë e natë që po bëhet.

Operacioni nuk është ndalur përballë pengesave që pothuajse dalin çdo ditë në afërsi të pusit Totalan (Malaga), ku fëmija ra ditën në datën 13 janar, shkruajnë mediat spanjolle.

Teknikët dhe minatorët janë duke vazhduar aksionin për shpëtimin e fëmijës 2-vjeçar edhe pse ditët po kalojnë.

Minatorët janë duke shpuar përsëri tunelin vertikal prej 60 metrash, paralel me pusin, për të zgjidhur parregullsitë që penguan të martën në thellësinë 40 metra, pengesa e fundit me të cilën përballen.

Nga ana tjetër, janë duke u hetuar rrethanat se si fëmija 2 vjeç ra në pusin e thellë, ndërsa ishte së bashku me familjen në një piknik, ndërsa janë marrë deklaratat e prindërve, pronarit të tokës dhe personave që kanë hapur pusin.

Image

Ngjarja ka ndodhur në një fermë në periferi të Totalanit në Andaluzia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat