Si në filma: Mamaja e milionerit rrëmbehet nga limuzinat e zeza

Evropë

Si në filma: Mamaja e milionerit rrëmbehet nga limuzinat e zeza

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:16
Ngjarja u regjistrua në një qytet të vogël në Austri.

Skena dramatike si në një film: Dy limuzina të zeza bllokojnë rrugën, dy persona dalin jashtë dhe rrëmbejnë një grua të moshuar. Makinat largohen me shpejtësi.

Ngjarja u regjistrua në një qytet të vogël në Austri.

E moshuara 88-vjeçare lëvizte me karrocë ndihmëse dhe shoqërohej nga shërbëtorja.

Policia austriake ka nisur një aksion ndërkombëtar pasi mendohet se makinat kishin targa të huaja.

Mediat austriake kanë zbardhur edhe identitetin e 88-vjeçares. Ajo është nëna e Stefan Ottrubay, një milioner aristokrat me një pasuri që i kapërcen 810 milionë euro.

Ottrubay është përfaqësues i familjes Esterhazy, një familje aristokrate hungareze, rrënjët e së cilës shkojnë deri në shekullin e 13-të.

Familja ka shumë prona, mes tyre edhe dy kështjella në qytetin ku u rrëmbye e moshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat