Ish-kryeministri, nën hetim për ngacmim seksual

Evropë

Ish-kryeministri, nën hetim për ngacmim seksual

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:53
Ilustrim

Ish-kreu i qeverisë skoceze, Alex Salmond u arrestua dhe po hetohet për ngacmin seksual, bëhet e ditur nga policia skoceze.

‘Mund të konfirmojmë se një person 64 vjeç u arrestua dhe po hetohet’’, deklaroi për median një zëdhënëse e policisë Scotland, e pyetur në lidhje me arrestimin e Alex Salmond, i cili drejtoi deri në 2014 partinë indipendentiste skoceze (SNP) në pushtet në Skoci.

Ai pritet të paraqitet sot pasdite në gjykatën e Edinburgut.

Akuzat e ngritura ndaj ish-liderit nacionalist, i cili udhëhoqi Skocinë deri në 2014, kanë ndodhur në 2013, gjatë mandatit të tij si kryeministër (2007-2014).

Sipas mediave skoceze, dy anëtarë të stafit të tij denoncuan raste të ngacmimeve seksuale që mund të kenë ndodhur në rezidencën zyrtare të kryeministrave skocezë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat