Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe, Erdogan do ta vizitojë Beogradin

Evropë

Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe, Erdogan do ta vizitojë Beogradin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:37
Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe, Erdogan do ta vizitojë Beogradin

Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe që importohen nga Turqia, presidenti turk Recep Tayip Erdogan, do ta vizitojë Beogradin në muajin qershor.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgic, i cili ka folur me ministrin e Arsimit të Serbisë, Mladen Sarcevic, edhe për mundësinë e hapjes së një shkolle turke në Beograd.

Në këtë takim ndërmjet dy delegacioneve, u tha që raportet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë asnjëherë s’kanë qenë më të mira.

“Këta janë vetëm hapat e parë të përgatitjes së vizitës së Erdoganit në Serbi. Jam i sigurt se ky bashkëpunim ndërmjet dy shteteve është më i mirë në histori”, ka thënë ambasadori turk, shkruan RTS.

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, dhe hapjen e një shkolle turke në Beograd. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat