Davos, Merkel: Vendet e industrializuara, përgjegjëse për klimën - Bota Sot
Davos, Merkel: Vendet e industrializuara, përgjegjëse për klimën

Evropë

Davos, Merkel: Vendet e industrializuara, përgjegjëse për klimën

Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:18
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje vendeve të industrializuara që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për ngrohjen globale në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Jam thellësisht e bindur se ndryshimi i klimës ka rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Vendet e industrializuara kanë kapacitetin dhe përgjegjësinë për të zhvilluar teknologji që të tjerët mund të përfitojnë’’, theksoi kancelarja.

Në axhendën e planeve të Gjermanisë për të ndaluar përdorimin e qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike, gazi natyror do të luajë një rol më të rëndësishëm.

“Gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, por me shumë mundë do të hyjë edhe gaz natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, si dhe infrastruktura do të zgjerohet për të përmbushur këtë objektiv”, theksoi ajo.

“Nëse ne e braktisim qymyrin dhe e braktisim fuqinë bërthamore, duhet t’i themi sinqerisht njerëzve se do të na nevojitet më shumë gaz natyror”, përfundoi Merkel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...