Jelekverdhët, gati listën për zgjedhjet evropiane në maj - Bota Sot
Jelekverdhët, gati listën për zgjedhjet evropiane në maj

Evropë

Jelekverdhët, gati listën për zgjedhjet evropiane në maj

Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:30
Jelekverdhët

Lëvizja e jelekëverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra.

Lëvizja e jelekëverdhëve, nisi si pasojë e zemërimit për rritjen e çmimit të karburantit në vend, por u zgjerua brenda pak javësh.

Në krye të listës është Ingrid Levavasseur, 31 vjeç, një punonjëse kujdesi që po rrit dy fëmijë të vetëm në Normandi.

Ajo akuzon qeverinë për arrogancë. Gjatë protestave, Parisi ka parë edhe përleshjet më të rënda nëpër rrugë që nga 1968. Lëvizja e jelekëverdhëve është përqafuar nga një varg i gjerë personash, disa prej të cilëve refuzojnë çdo lidhje me kastën aktuale politike në Francë dhe në BE.

Në përgjithësi ata e shohin presidentin Emmanuel Macron si një simbol të elitës tradicionale franceze, larg vështirësive të popullit të thjeshtë që stërmundohet të paguajë faturat, taksat, që paguhet pak ose është i papunë, përcjell TCh.

Kandidatët e jelekëverdhëve, variojnë nga 29 deri në 53 vjeç dhe kanë backgrounde të ndryshme, përfshirë një menaxher biznesi të vogël, një avokat, një tjetër punonjës kujdesi dhe një nënë me kohë të plotë…gjashtë prej kandidatëve janë gra dhe katër burra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...