Vuçiq: Serbët dhe kroatët duhet të afrohen nëse duan të mbijetojnë

Evropë

Vuçiq: Serbët dhe kroatët duhet të afrohen nëse duan të mbijetojnë

Nga: F.B. Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:25
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se Kroacia dhe Serbia duhet të kenë raporte më të mira nëse duan të mbijetojnë, këtë deklarate e bëri në Dsvos, transmeton “Bota sot”, duke shtuar se i gjithë regjioni duhet të ndaloj së menduari për të shkuarën dhe të i kthehet të ardhmes.

"Ajo që nuk shkon si duhet dhe që më brengos është raportet politike në regjion. Këtu ka shumë probleme, tepricë të së kaluarës dhe mangësi të mendimit për të ardhmen, gjë që është e veçantë për të gjithë ne deh ajo që duhet ta ndryshojmë", ka thënë Vuçiq duke vlerësuar se raportet ekonomike janë dukshëm më të mira se ato politike në regjion.

"Mendoj se serbët dhe kroatët si popuj dhe Kroacia dhe Serbia si shtete pa marr parasysh emocionet që nuk janë shpesh të mira, duhet të kenë raporte dukshëm më të mira nëse duam të mbijetojmë si njëri edhe tjetri", ka thënë ai.

Ai nënvizoi se çështja demografike e të dy vendeve është e tmerrshme sepse shumë qytetarë po shpërngulen. "Nëse duam të mbijetojmë duhet të punojmë së bashku, të afrohemi dhe kjo besoj do të ndodh", theksoi Vuçiq.

Kroatët dhe serbët do të gjejnë rrugën e bashkëpunimit kur do të mendojnë më pak " sit ë u ngulin njëri tjetrit thikën në shpinë "dhe më shumë të I kthehen ardhmërisë.  Unë absolutisht besoj në këtë jo se flas para juve sepse këtë e them edhe në Beograd çdo ditë", shtoi ai.

Rreth raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit sipas “Hina”, Vuçiq ka nënvizuar se vendosja e taksave për mallrat serbe është kundër çdo norme evropiane.

Në Davos të gjithë akterët evropianë edhe botëror janë deklaruar kundër këtyre taksave. "Të jem i sinqertë, ky është vetëm problem shtesë sepse pastaj pyes si ato po mbijetojnë", shtoi ai.

Si problem në regjion ai ka përmendur edhe qëndrimin e SDA për ndryshimin e emrit Republika Srpska. "Kjo është kategori e Dejtonit, është kategori kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe nuk mund të bëjnë këtë dhe të presin mbështetje nga bota", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat