Turqia liron deputeten kurde pas 79 ditëve në grevë urie

Evropë

Turqia liron deputeten kurde pas 79 ditëve në grevë urie

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:06
Deputetja Leyla Guven ende vazhdon të përballet me proces gjyqësor

Një gjykatë turke e ka liruar një deputete kurde, i cili ishte burgosur vitin e kaluar për shkak të kritikimit të operacionit ushtarak të Ankarasë në Siri dhe e cila kishte qenë duke qëndruar në grevë urie për gati tre muaj.

Deputetja Leyla Guven ende vazhdon të përballet me proces gjyqësor dhe rrezikohet nga dënimi me burgim prej 31 vjetësh për akuzat për udhëheqje të terrorizmit dhe propagandës për kundërshtim të hyrjes së trupave turke në rajonin e Afrinit të Sirisë. Gjykata e qytetit Diyarbakir e la të lirë deputeten që ishte mbajtur në paraburgim për një vit.

Raportohet se shëndeti i deputetes është përkeqësuar ndjeshëm për shkak ë frevës së urisë që ajo e mbajti për 79 ditë si mënyrë e protestës kundër burgimit të udhëheqësit të militantëve kurdë, Abdullah Ocalan.

Thuhet se gjatë grevës së urisë deputetja është ushqyer vetëm me ujë me sheqer, kripë dhe vitamina. Partia Demokratike Popullore ka njoftuar se 250 politikanë i janë bashkuar grevës së urisë në shenjë solidarizimi me deputeten.

Ajo ishte në mesin e rreth 600 personave të burgosur për shkak të postimeve në rrjeteve sociale për operacionin ushtarak të Turqisë në Siri, i cili i kishte detyruar forcat kurdë të tërhiqen nga Afrini, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat