Italia presion Holandës dhe Francës: Pranoni emigrantët - Bota Sot
Italia presion Holandës dhe Francës: Pranoni emigrantët

Evropë

Italia presion Holandës dhe Francës: Pranoni emigrantët

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Në Itali udhëheqësit e koalicionit qeverisës po e rrisin presionin mbi partnerët e Bashkimit Evropian, sidomos ndaj Holandës dhe Francës për të pranuar një anije humanitare me 47 emigrantë e cila qëndron e bllokuar disa kilometra larg një porti italian.

Anija e quajtur “The Sea Watch 3”, e cila drejtohet nga një grup humanitar gjerman, i mori emigrantët nga një gomone të shtunën jashtë brigjeve të Libisë.

Që nga ai moment anija ka lundruar nëpër erëra të forta e lartësi vale deri në 7 metra. Me pak hapësirë në bord, shumë prej emigrantëve janë të detyruar të qëndrojnë në kuvertë, strehuar nën një pëlhurë e gomuar, pothuajse pa ngrohje.

Duke pasur parasysh kushtet e vështira të motit, të premten roja bregdetare italiane lejoi anijen të ankorohet 2 km larg brigjeve të Sicilisë, pranë qytetit të Sirakuzës.

Por autoritetet italiane vazhdojnë të refuzojnë hyrjen e saj në një prej porteve të vendit.

Kjo është hera e dytë në një muaj që “Sea Watch” me emigrantë të shpëtuar në det, bllokohet duke mos u lejuar të hyjë një asnjë port.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...