Kryeministri irlandez, Brexit po u imponohet njerëzve të cilët nuk votuan për të

Evropë

Kryeministri irlandez, Brexit po u imponohet njerëzve të cilët nuk votuan për të

Nga: E.K Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:35
Leo Varadkar

Largimi i afërt i Britanisë nga Bashkimi Europian po preukupon të gjithë udhëheqësit politik. Irlanda e Veriut do të bëhet kufiri i vetëm i tokës britaneze me BE. Pasojat mbeten një çështje e e cila do të diskutohet  në bisedimet midis Brukselit dhe Londrës dhe kjo mund të jetë një kërcënim për paqen në krahinën britanike.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar në një intervistë është muduar të analizojë se si Brexit mund të ndikonjë në vend.

Varadkar në një interviste thotë se një pjesë e arsyes pse ne kemi paqe në Irlandë për 20 vitet e fundit është se Bashkimi Europian largoi shumë nga dallimet midis veriut dhe jugut. Një nga frikat tona të mëdha është që, ashtu si Mbretëria e Bashkuar largohet dhe e merr Irlandën e Veriut me vete, këto dallime do të shfaqen sërish dhe kjo do të dëmtojë paqen.

Duhet tu jepet garanci ligjerisht të detyrueshme dhe ligjerit të zbatueshme njerëzve në Irlandë se ata nuk do të dëmtohen nga Brexit. Duhet të sigurohet një kufi i cili nuk do ta rrezikojë as Irlandën, por as vet Britanin e Madhe. Vendi më duket se ende ndahet pothuajse 50/50 nëse duhet të largohen ose të mbeten, kjo edhe është arsyeja pse duhet të ketë kujdes për të ruajtur paqen .

“Gjithqka që ne mund të bëjmë është të mbrojmë interesat tona, procesin tonë të paqes dhe interesat e qytetarëve tanë në veri dhe në jug dhe në ekonominë tonë fermerët dhe eksportuesit tanë dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se Brexit është një problem që u krijua nga Britania. Kjo është zgjedhja e tyre, por po krijon gjithashtu probleme që ata i imponojnë njerëzit që nuk votuan për Brexit duke përfshirë shumicën e njerëzve në Irlandën e Veriut dhe njerëzit të cilët nuk u pyetën se kush janë të prekur prej tij, siç janë njerëzit në Republikën e Irlandës.” Thekson tutje Varadkar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat