Spanja gjen trupin e dyvjeçarit në pusetë

Evropë

Spanja gjen trupin e dyvjeçarit në pusetë

Nga: A.SH Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:53
Jose dhe Victoria, prindërit e Julen

Ekipet e shpëtimit në Spanjë kanë gjetur trupin e një djali dyvjeçar, i cili ra në një pus në afërsi të qytetit jugor të Malagas, thonë zyrtarët.

Djali, i quajtur Julen, u zhduk në një pus të ngushtë më shumë se 100 metra gjatë një shëtitje familjare më 13 janar, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Skuadrat e specializuara punuan ditë e natë në një tunel që kishin gërmuar paralelisht me puset e ngushta.

Trupi u gjet në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

"Në 01:25, ekipet e shpëtimit arritën në zonën e pusit ku po kërkonin Julen dhe gjetën trupin e pajetë të të vogëlit", tha Alfonso Rodriguez Gomez de Celis, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në rajonin e Andaluzisë.

Aksidenti ndodhi gjatë një ekskursioni të së dielës pasdite në një plantacion kodrinor afër fshatit Totalan.

Boshte të tilla janë gërmuar me shpresën e nxjerrjes së ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat