Stoltenberg: Është me rëndësi të jemi në BiH sepse NATO ka histori në këtë pjesë të Evropës

Evropë

Stoltenberg: Është me rëndësi të jemi në BiH sepse NATO ka histori në këtë pjesë të Evropës

Nga: F. B. Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:16
Ilustrim

Sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg,  në takim me Hrvoje Kreshiç në Davos, ka theksuar se NATO do të vazhdojë me mbështetjen praktike edhe politike për Bosnjën dhe Hercegovinën ,shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

-“Kur mblidhet dhe zbritet gjithçka, këtë duhet ta zgjidhin popujt e Bosnjës dhe Hercegovinës. Por BiH është partner i afërt i NATO-së. Kemi vendosur që të bëjmë një hap më tutje në këtë partneritet, duke pranuar planit vjetor të reformave të tyre. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me BiH, ashtu që ky vend të modernizohet, zbatoj reformat dhe të modernizoj institucionet e saja të sigurisë, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit. Është me rëndësi të jemi të pranishëm në Bosnje sepse  NATO ka histori në këtë pjesë të Evropës. Kemi ndihmuar që të përfundoj lufta në BiH. Atje jemi të pranishëm dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë” – ka thënë Stoltenberg në pyetje rreth jo stabilitetit Brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka përsëritur se NATO do të forcoj partneritetin e vetë kur është në pyetje BiH dhe do të vazhdoj mbështetjen e saj ndaj këtij vendi.

“Do të ndihmojmë dhe forcojmë institucionet e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë”, porositi sekretari gjeneral i NATO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat