Gjermania i jep lamtumirën kartmonedhave 500 euro

Evropë

Gjermania i jep lamtumirën kartmonedhave 500 euro

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:04

Përveç kriminelëve, një numër i vogël i europianëve do të ndiejnë keqardhje për kartmonedhat 500 euro, të destinuara duke nisur nga sot për t’u hequr gradualisht nga qarkullimi.

‘’Unë preferoj para cash për shumat e mëdha, kjo nuk do të thotë se merrem me ndonjë gjë të dyshimtë’’, shprehet Rolf, ndihmës infermier 61 vjeç i intervistuar në Frankfurt, i cili ka paguar edhe një makinë okazion me prerje të mëdha në euro.

‘’Ai e cilëson si të vështirë për t’a pranuar vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të ndërprerë emetimin e kartmonedhave 500 euro nga 17 të 19 Bankave Qendrore Kombëtare. Vetëm bankat e Gjermanisë dhe të Austrisë do të vijojnë deri më 26 prill për të garantuar një periudhë të lehtë tranzicioni’’, sipas BQE-së

Nëse ju mbetet ndonjë kartmonedhë nën dyshek, nuk ka arsye për panik. Prerjet 500 euroshe do të dorëzohen në Bankat Qendrore dhe do të zëvendësohen me prerje më të vogla. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat