Dublini i kërkon euroskeptikëve britanikë të dëgjojnë BE-në për Brexit

Evropë

Dublini i kërkon euroskeptikëve britanikë të dëgjojnë BE-në për Brexit

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:09
Brexit

Dublini i kërkoi sot euroskeptikëve britanikë të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre të ”paarsyeshëm”,  dy ditë përpara një diskutimi të rëndësishëm në Parlamentin e Londrës, ku deputetët do të përpiqen të marrin dritën jeshile nga qeveria e Theresa May që kjo e fundit të rinegociojë traktatin e largimit me Brukselin.

Ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Coveney pohoi se liderët europianë nuk do të pranonin përpjekjet britanike për të hequr dispozitat e ”rrjetit të sigurisë’’(apo “backstop” në anglisht.

Ky mekanizëm është menduar për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik mes Republikës së Irlandës dhe provincës britanike në kufi me Irlandën e Veriut, duke e mbajtur të gjithë hapësirën e Britanisë së Madhe në një union doganor me BE-në. Ai parashikon gjithashtu një përafrim rregullatore me BE-në më të thelluar për Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat