Danimarka ndërton pengesë metalike në kufi me Gjermaninë për shkak të derrave të egër

Evropë

Danimarka ndërton pengesë metalike në kufi me Gjermaninë për shkak të derrave të egër

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vendi i vetëm që po ndërton mur në kufi. Megjithatë, pengesa metalike që Danimarka po e ndërton përgjatë 70 kilometrave të kufirit me Gjermaninë nuk ka për qëllim t’i pengojë njerëzit. Ajo po ndërtohet për ta penguar hyrjen e derrave të egër, për të cilët autoritetet thonë se mund t’i përhapin sëmundjet te derrat e fermave daneze.

Ndërtimi i kësaj rrethoje filloi përgjatë kufirit danez me rajonin gjerman, Schleswig-Holstein. Ligjvënësit danezë dhe agjencia për mjedisin e kishin miratuar këtë projekt verën e kaluar, duke thënë se ai do t’i ndihmojë fermerët për t’i mbrojtur derrat e tyre kundër sëmundjes afrikane të derrave.

Në Danimarkë dhe Gjermani ende nuk ka pasur shenja të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse për derrat, por ajo është e shpeshtë në Evropën lindore dhe disa raste të saj janë shënuar në Belgjikë vjeshtën e kaluar. Ndonëse kërcënimi që vjen nga kjo sëmundje ndoshta nuk tingëllon alarmues, gjendja shëndetësore e derrave është çështje shumë e rëndësishme në Danimarkë.

Ky vend ka gati dy herë më shumë derra sesa njerëz. Në Danimarkë veprojnë rreth tre mijë ferma me më shumë se 12 milionë derra. Eksportimi i mishit të derrit i sjell të ardhura miliardëshe çdo vit. Rrethoja do të jetë e lidhur në burim të rrymës dhe do të jetë 1.5 metra e lartë.

Megjithatë, gjermanët nuk besojnë që kjo pengesë do ta parandalojë sëmundejn sepse hulumtimet shkencore kanë dëshmuar se kjo sëmundje përhapet kryesisht përmes pajisjeve të kontaminuara dhe ushqimit të hedhur në mbeturina, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat