Lavrov: Rusia "do të bëjë gjithçka" për të mbrojtur Maduron në Venezuelë - Bota Sot
Lavrov: Rusia "do të bëjë gjithçka" për të mbrojtur Maduron në Venezuelë

Evropë

Lavrov: Rusia "do të bëjë gjithçka" për të mbrojtur Maduron në Venezuelë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:48
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në Venezuelë, duke u zotuar se Moska do të mbështetë presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë së naftës në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi Uashingtonin “se ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve” duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh lider opozitës, Juan Guaido si presidenti i përkohshëm.

“Bashkë me anëtarët tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Qeverinë legjitime të presidentit Maduro” ka thënë Lavrov.

Ai nuk përmendi ndonjë hap të veçantë në mbështetje të Maduros.

Në komente të ndara, por pothuajse njëkohësisht, zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, nuk pranoi të komentojë kur u pyet nëse Rusia do të dërgonte ndihmë ushtarake nëse ushtria amerikane ndërhyn në krizën në Venezuelë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...