Pesë vende evropiane ofrohen të marrin emigrantët e anijes “Sea Watch 3”

Evropë

Pesë vende evropiane ofrohen të marrin emigrantët e anijes “Sea Watch 3”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:39
Anija “Sea Watch 3”

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të martën se pesë vende ishin ofruar për të ndihmuar në përfundimin e qëndrimit të një anijeje shpëtimi, të ankoruar në Sicili, me 47 emigrantë në bord.

Sea Watch 3, i drejtuar nga një grup humanitar gjerman, i shpëtoi emigrantët nga një gomone jashtë bregut libian, më shumë se një javë më parë, por Italia, e cila i ka mbyllur portet e saj ndaj anijes bamirëse, ka refuzuar t’i lejojë ata të zbresin në breg dhe të kërkojnë azil.

“Unë dua të falënderoj vendet mike që në orët e fundit kanë thënë se janë të gatshëm të gjejnë një zgjidhje të përbashkët”, u tha gazetarëve Conte në kryeqytetin qipriot Nikosia.

Ai iu referua vendeve si Gjermania, Franca, Portugalia, Malta dhe Rumania, të cilat kanë ndërmend të marrin emigrantët e anijes “Sea Watch 3”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur së bashku me Conte në një takim të vendeve të Evropës Jugore, bëri thirrje që anija të shkonte në portin më të afërt të sigurt, sa më shpejt të jetë e mundur, një referencë e qartë për Italinë dhe për emigrantët që do të ndaheshin më pas.

Megjithatë, Conte tha se nuk kishte dhënë udhëzime për emigrantët që do të silleshin në breg të Sicilisë. Ai tha se për momentin qeveria e tij po siguronte që ata të merrnin kujdesin e duhur në anije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat