Tre irakianë të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

Evropë

Tre irakianë të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:13
Berlin

Tre refugjatë irakianë janë arrestuar në Gjermani me akuzën e përgatitjes së një atentati, njoftoi sot gazeta gjermane ”Der Spiegel”.

Prokuroria akuzon dy personat e parë se po planifikonin sulmin terrorist, ndërsa të tretin për bashkëpunim në përgatitjen e aktit të dhunshëm.

Arrestimet ndodhën në landin Schleswig-Holstein, ku vazhdojnë hetimet e rastit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat