41 000 shtëpi pa energji elektrike për shkak të dëborës

Evropë

41 000 shtëpi pa energji elektrike për shkak të dëborës

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:56
Francë

Rreth 41 000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dje në mbrëmje në Francë, njoftoi rrjeti furnizues francez, ENEDIS.

”Reshje të dendura dëborë janë parashikuar në pjesën e Francës Verilindore dhe në zonat jugore të vendit”, paralajmëroi Meteo France.

Në Paris, banorët u zgjuan me parqet dhe zonat e gjelbra të mbuluara me dëborë, edhe pse rrugët ishin kryesisht të qarta.

Enti që menaxhon energjinë tha se ka në plan të rikthejë energjinë për pothuajse të gjitha familjet e prekura shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat