“Evropa e paaftë për emigrantët”, kryeministri italian akuzon homologët evropian

Evropë

“Evropa e paaftë për emigrantët”, kryeministri italian akuzon homologët evropian

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:02
Foto Ilustrim

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të martën se pesë vende ishin ofruar për të ndihmuar në marrjen e emigrantëve të anijes “Sea Watch 3” të ankoruar në Sicili, me 47 emigrantë në bord, por theksoi se bashkimi europian është I paaftë të menaxhojën krizëne e flukseve migratore.

Ai iu referua vendeve si Gjermania, Franca, Portugalia, Malta dhe Rumania, të cilat kanë ndërmend të marrin emigrantët e anijes “Sea Watch 3”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur së bashku me Conte në një takim të vendeve të Evropës Jugore në Cipro, bëri thirrje që anija të shkonte në portin më të afërt të sigurt, sa më shpejt të jetë e mundur.

Një ditë më pare ministri Italian I brendshëm mateo salvini dhe ai I transportit Danilo Toninelli pranuan zbarkimin e emigrantëve me kushtin që të dërgohen në gjermani ose holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat