Mbretërisë së Bashkuar i kërkohet ta bojkotojë “Eurovisionin” në Izrael

Evropë

Mbretërisë së Bashkuar i kërkohet ta bojkotojë “Eurovisionin” në Izrael

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Pak ditë pasi u hodh shorti për shtetet se në cilat netë do garojnë, duket se janë ngjallur polemika lidhur me pjesëmarrjen e disa shteteve.

Shumë figura të larta në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje shtetit të tyre që ta bojkotojnë këtë vit “Eurovisionin”.

Vivienne Westeood, Mike Leigh dhe Julie Christie etj, janë disa nga emrat që publikisht kanë dalë me një kërkesë të tillë.

Si arsye të fortë ata paraqesin faktin se si shteti izraelit është shkelës i të drejtave të njeriut, ndaj padrejtësive të mëdha që u bën palestinezëve.

“Eurovisioni mund të jetë argëtues, por nuk është i përjashtuar nga konsideratat e të drejtave të njeriut dhe nuk mund të injorojmë shkeljet sistematike të Izraelit të të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve”, thuhet në letrën që artistët i kanë dërguar BBC-së, e që e njëjta është botuar edhe në prestigjiozen, The Guardian.

“BBC është e lidhur me statutin e saj për të ‘mbrojtur lirinë e shprehjes’. Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj dhe të kërkojë që Eurovisioni të zhvendoset në një vend ku krimet kundër asaj lirie nuk po kryhen”, vazhdon shkrimi në këtë kërkesë.

Ndërkohë BBC nuk ka vonuar me përgjigjen, duke thënë se Eurovisioni është festival i vlerave artistike, dhe se nuk ka të bëjë me politikën.

“Eurovisioni nuk është një ngjarje politike dhe nuk përkrah asnjë mesazh apo fushatë politike. Gara ka mbështetur gjithmonë vlerat e miqësisë, gjithëpërfshirjes, tolerancës dhe diversitetit dhe ne nuk besojmë se do të ishte e përshtatshme për të përdorur pjesëmarrjen e BBC-së për arsye politike. Për këtë do të marrim pjesë në ngjarjen e këtij viti. Vendi pritës përcaktohet nga rregullat e konkurrencës, jo nga BBC“, thuhet në këtë përgjigje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat