Politikani rus Rauf Arashukov arrestohet në Parlament, nën dyshimin e orkestrimit të dy vrasjeve - Bota Sot
Politikani rus Rauf Arashukov arrestohet në Parlament, nën dyshimin e orkestrimit të dy vrasjeve

Evropë

Politikani rus Rauf Arashukov arrestohet në Parlament, nën dyshimin e orkestrimit të dy vrasjeve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:14
Rauf Arashukov

Një politikan rus është arrestuar brenda ndërtesës së Parlamentit të këtij vendi, nën dyshimin se kishte urdhëruar të kryhen dy vrasje, shkruan Independent.

Bëhet fjalë për Rauf Arashukov, 32-vjeç, që dyshohet se kishte orkestruar vrasjen e dy personave të profilit të lartë në Karachaevo në rajonin e Cherkessiya, vend ky të cilin e përfaqësonte në vitin 2010, transmeton Telegrafi.

Komiteti rus i Hetimeve, ka njoftuar se Arashukov është arrestuar pasi dhoma e lartë e Parlamentit votoi t’i revokohet imuniteti. Ai është arrestuar dhe shoqëruar nga forcat e rendit gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq Arashukov i biri i një biznesmeni, ishte nominuar nga legjislatura lokale dhe ishte dërguar në Këshill në vitin 2016 me synimin që të bëhet anëtari më i ri i Këshillit, me vetëm 31 vjet.

Ueb-faqja ruse RBC duke u thirrur në burimet që i ka brenda njësisë që udhëheqin hetimet, se tre persona kishin dëshmuar kundër Arashukovit dhe e kishin akuzuar atë për orkestrimin e vrasjes së aktivistëve të shquar lokal.

Siq raporton Evropa e Lirë, seanca e Parlamentit gjatë të cilës ishte arrestuar Arashukov ishte mbyllur për media dhe se organet e sigurisë kishin bllokuar hyrjen për në sallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...