Tusk: Londra duhet ta bëjë të qartë çfarë kërkon

Evropë

Tusk: Londra duhet ta bëjë të qartë çfarë kërkon

Nga: ATSH Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:16
Donald Tusk

Britania e Madhe duhet t’i qartësojë BE-së objektivat e saj për Brexit, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Dje, ne zbuluam çfarë nuk do Britania e Madhe. Por ne ende nuk dimë çfarë kërkon Britania e Madhe”, shkruan ai në një mesazh në Twitter që i drejtohet kryeministres Theresa May, transmeton ATSH.

Duke përsëritur pozicionin e përbashkët të zyrtarëve të BE-së, ai theksoi se “marrëveshja që Londra arriti me Brukselin, nuk është e hapur për rinegocim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat