Gjyshërit pijanecë hedhin nipin 11 muajsh në sobë: ‘Qante shumë’ - Bota Sot
Gjyshërit pijanecë hedhin nipin 11 muajsh në sobë: ‘Qante shumë’

Evropë

Gjyshërit pijanecë hedhin nipin 11 muajsh në sobë: ‘Qante shumë’

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Maxim Sagalakov, një bebe 11 muajshe, ka vdekur i karbonizuar pasi gjyshërit e tij e kishin hedhur sipër sobës së shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Khakassia, në Rusi.

Nëna e vogëlushit, Viktoria Sagalakova, 20 vjeç, e kishte lënë djalin e saj Maxim tek prindërit e saj 42 dhe 47 vjeç dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur djalin e saj pa jetë. Mesa duket, gjyshërit e saj ishin të dehur dhe i kishin treguar policisë që nuk e duronin dot djalin teksa qante.

Viktoria ka shprehur të gjithë dhimbjen e saj në rrjetet sociale. ‘U prehsh në paqe, djali im i dashur’, shkruan ajo në Facebook. ’Dhimbja ime është e madhe. Si do jetoj unë nëse ti nuk je më” nuk mund të të përqafoj. Kam vetëm një foto tënden ku mund të shoh shikimin tënd të ëmbël dhe të qeshur. Më mungon shumë. Të lutem eja me tako në ëndrra. E di që sheh gjithçka sepse je një engjëll që fluturon në qiell.

Një banor i fshatit ka treguar që gjyshërit e vogëlushit kishin probleme me alkoolin dhe ditën që djali ka vdekur kishin pirë shumë shishe me vodka.

Një fqinje tjetër tregon për mediat që të dy gjyshërit gjithmonë ishin kujdesur për vogëlushin në mungesë të nënës së tij. ’Nuk arrij ta besoj’, ka shtuar Natalia Sagatayeva, ‘Jam akoma e shokuar. Ata gjithmonë janë kujdesur për të. Fëmijët e mi luanin me të, nuk e kuptoj se si ka ndodhur e gjitha kjo. Për vdekjen e të voglit Maxim, të dy gjyshërit rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...