Hetuesja e vrasjes së Khashoggit thotë se Turqia ende nuk ia ka dhënë informacionet e kërkuara

Evropë

Hetuesja e vrasjes së Khashoggit thotë se Turqia ende nuk ia ka dhënë informacionet e kërkuara

Më: 31 janar 2019 Në ora: 22:57
Khashoggi

Hetuesja e Kombeve të Bashkuara, që po i prinë hetimit të vrasjes së ish gazetarit arab, Jamal Khashoggi, ka thënë se ende nuk ka marrë informacionet e kërkuara nga Turqia.

Megjithatë ajo ka thënë se shpreson që të kryej me sukses hetimin e ekzekutimit të Khashoggit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ish gazetari dhe kolumnisti i Washington Post që ka jetuar në SHBA është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të kompletuar dokumentet për martesën që planifikonte ta bënte.

Inteligjenca amerikane beson se Arabia Saudite, faktikisht mbreti Prince Mohammed bin Salman ka urdhëruar vrasjen.

Por që Riadi zyrtar ka mohuar se ai ka gisht në këtë krim.

Agnes Callamard e cila është raportuese speciale rreth ekzekutimeve e cila po qëndron në Turqi këtë javë, ka thënë se ka zhvilluar bisedime me ministra nga Ankara dhe Stambolli që lidhen me kërkesat për hetimin e saj.

“Kishim takime të mire, por jemi të pakënaqur pasi që s’kemi mundur të mbledhin informacionet që kemi kërkuar”, ka thënë ajo.

“Ende besojmë se autoritetet do të na i dërgojnë informacionet e lidhura me hetimin e policisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat