Protestat për ndryshimet klimatike vazhdojnë në Belgjikë

Evropë

Protestat për ndryshimet klimatike vazhdojnë në Belgjikë

Nga: E.K Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Rrugët e Brukselit u gumëzuan të enjten pasi mijëra adoleshentë belg marshuan për javën e katërt me radhë, duke kërkuar masa më ekstreme për të luftuar ndryshimet klimatike.

Këtë javë protestuesit e rinj u bashkuan me të rinjt të cilët demonstronin në Liège dhe Leuven me një total prej më shumë reth 30,000 pjesëmarrës në protest.

Përveç daljes çdo javë në protestë, këta të rinj belgë po marrin masa individuale për të luftuar ndryshimet klimatike. Shumë prej tyre hanë ushqime me burim të shëndetshme, udhëtojnë me biçikletë ose mbajnë dieta për të zvogëluar emetimet e dëmshme.

Duke vepruar tani të rinjët po bëjnë përpjekje të shpëtojnë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat