Merkel mbyll FB, por jo IG!

Evropë

Merkel mbyll FB, por jo IG!

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:59
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbylli faqen e saj personale të Facebook, por paralajmëroi ”tifozët e zjarrtë” se ka ende shumë mënyra për ta ndjekur atë në internet.

“Ju e dini që unë nuk jam më shefja e CDU-së dhe kjo është arsyeja pse po mbyll faqen time në Facebook”, tha ai në një video të postuar në faqen e medieve sociale.

Por, ajo vuri në dukje se mbetet sërish kancelare dhe se aktiviteti i saj do të vazhdojë të dokumentohet në faqen e Facebook të qeverisë federale.

“Ose mund të më ndiqni në Instagram,” shtoi ajo.

“Sot është dita kur unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e  rëndësishme në faqen time në Facebook”, tha ajo në fillimin e videos.

“Faleminderit shumë të gjithëve’’, përfundoi kancelarja. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat