Në Turqi sekuestrohen 1.5 ton heroinë dhe marihuanë - Bota Sot
Në Turqi sekuestrohen 1.5 ton heroinë dhe marihuanë

Evropë

Në Turqi sekuestrohen 1.5 ton heroinë dhe marihuanë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Policia turke ka arritur të konfiskojë rreth 1 ton e gjysmë lëndë narkotike heroinë dhe bimë marihuane të përqendruar.

Një seri operacionesh policore në qytetin e Stambollit rezultuan në arrestimin e të paktën pesë personave.

Njësitë kundër trafikimit të narkotikëve njoftuan fillimisht konfiskimin e një sasie totale prej 850 kg heroinë në rajonet verilindore të Sarijerit dhe Sultanbejlit, dhe vënien në pranga të dy të dyshuarve.

Një tjetër sasi prej 500 kg bimë marihuanë e përqendruar u identifikua nga autoritetet ndërsa po transportohej me një kamion.

Një tjetër operacion madhor u përmbyll me sukses javën e kaluar, ku policia konfiskoi sasinë më të madhe në historinë e vendit, rreth 1.5 tonë heroinë të fshehura midis disa pllakave të mermerit.

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit të kaluar, autoritetet kanë kapur një total prej mbi 18 tonë heroinë dhe kanë arrestuar më shumë se 1,500 të dyshuar.

Sipas institucioneve zyrtare, operacionet e fundit përveç luftës kundër trafikut të narkotikëve, janë edhe një përpjekje për të bllokuar resurset financiare që shfrytëzohen nga grupet terroriste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...