Aeroporti i Frankfurtit nuk sheh ndikim nga Brexiti

Evropë

Aeroporti i Frankfurtit nuk sheh ndikim nga Brexiti

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:16
Foto Ilustrim

Operatori i aeroportit të Frankfurtit Fraport nuk pret asnjë goditje në biznesin e saj për shkak të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, tha për gazetën gjermane Boersen-Zeitung, shefi i financës Matthias Zieschang.

"Edhe në rastin e Brexit  presim që do të ketë zgjidhje pragmatike për biznesin e logjistikës dhe transportin e njerëzve," tha ai për gazetën.

Fluturimet në Britani përbëjnë vetëm pesë për qind të biznesit të Fraport dhe madje edhe nëse të gjitha udhëtimet nga Britania u anulohen për shkak të Brexit, ndikimi i Fraport do të ishte i menaxhueshëm, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat