Analisti ushtarak: Tanku Rus, i papërballueshëm për NATO-n

Evropë

Analisti ushtarak: Tanku Rus, i papërballueshëm për NATO-n

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:41
Tanku rus

Rusia do të ishte në gjendje që të mundte NATO-n nëse do të niste një Luftë e Tretë Botërore. Ky është mendimi i një eksperti ushtarak, i cili thotë se tanket ruse janë shumë të fortë për Perëndimin.

Petri Mäkelä shprehet se edhe pse flota e tankeve ruse është ndërtuar në periudhën sovietike (1950-1960) ajo është e papërballueshme për vendet perëndimore, transmeton tch.

“Taktika ruse është e tillë: përqendron një forcë të madhe në një pikë nevralgjike të kundërshtarit dhe tanket e vogla të Perëndimit nuk i bëjnë dot ballë. Gjithashtu, tanku rus ka më shumë fuqi. Nëse do të niste një luftë sot, atëherë NATO-ja do ta kishte thuajse të pamundur të fitonte, pasi nuk ka arsenal të mjaftueshëm për t’u kundërpërgjigjur”, shprehet analisti ushtarak.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat