Ballkani nën epideminë e gripit

Evropë

Ballkani nën epideminë e gripit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Përhapja me ritme të shpejta e gripit të derrit ka vënë në alarm autoritetet e shteteve ballkanike por edhe atyre italiane. 210 është numri i të vdekurve në Ballkan dhe Itali.

Mjekët thonë se bëhet fjalë për gripin më të rëndë të kësaj dekade. Rekordin e mban Rumania me 69 të vdekur. Autoritetet atje kanë shpallur gjendjen e epidemisë, teksa qindra mijëra doza vaksinash janë vënë në dispozicion të popullatës në zonat ku është vënë re përhapje e lartë. Tepër i lartë është edhe numri i vdekjeve në Itali që në ditët e para të Shkurtit arriti në 48.

Viktima janë regjistruar edhe në Kroaci, Bosnje, Greqi, Mal të Zi e Bullgari. Të prekurit janë me mijëra, thuajse në të gjitha vendet ballkanike. Mjekët thonë se vdekjet janë shkaktuar tek pacientë që kanë vuajtur nga të tjera sëmundje dhe gripi ua ka gjetur të dobët organizmin. Shumica e të vdekurve kanë vuajtur nga diabeti apo sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes.

Gripi i derrit është një sëmundje respiratore që prek edhe njerëzit. Përhapet nga kollitjet, tështitjet dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar. Simptomat janë temperatura e lartë mbi 39 gradë Celsius, dhimbja e kokës, muskujve, kolla, djegia e syve, të vjellat, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat