Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – kërkohet dorëheqja e tij

Evropë

Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi – kërkohet dorëheqja e tij

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Pamje nga protesta

Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur anembanë Serbisë, për të shtunën e nëntë me radhë, duke i bërë thirrje presidentit Aleksandër Vuçiq që ta japë dorëheqje.

Organizatorët e protestës kanë vendosur tre kuti jashtë zyrës presidenciale, në mënyrë që njerëzit t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

Protestat filluan në nëntor të vitit të kaluar, pasi që u sulmua një politikan i opozitës, shkruan Euronews.

Qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë e tanishme dhe e akuzojnë presidentin Vuçiq për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politik si dhe kontrollim të mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat