Vazhdon lufta e rrezikshme mes klaneve kriminale, vrasje e rëndë në Mal të Zi

Evropë

Vazhdon lufta e rrezikshme mes klaneve kriminale, vrasje e rëndë në Mal të Zi

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:26

Në qendër të Podgoricës ka ndodhur një shpërthim, në të cilin është vrarë cetinjasi Nikola Cupic.

Mediat e Malit të Zi thonë se supozohet se kjo është vazhdim i qërimit të hesapeve të klaneve kriminale.

Cetinasi Cupic (35) ka vdekur nga pasojat e shpërthimit të bombës së vënë nën makinën e tij.

Nga drejtoria e policisë kanë thënë se Cupic, sipas të dhënave të tyre, ka qenë person interesant nga aspekti i sigurisë dhe pjesëtar u njërit prej klaneve kriminale të Kotorit.

Cupic, i cili nga forca e shpërthimit ka rënë nga dritarja e makinës, disa minuta ka qëndruar i shtrirë në rrugë dhe ka kërkuar ndihmë nga të tubuarit. Disa njerëz janë nisur për ta ndihmuar, por kanë hequr kur kanë dëgjuar të shtëna, siç thonë, nga shpërthimet e plumbave në makinë që po digjej.

Cupic ka qenë disa herë i arrestuar për shkak të konflikteve me armë në Cetinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat